Staf
   Studentė
   Alumni
   Media

kërko
lidhje të shpejta
       
PARAQITJA
DREJTORIA
FAKTE DHE SHIFRA
MUZEUME DHE KOLEKSIONE
PROFESIONE DHE OFERTA PUNE
 
 
Kërkim për kontakte
.........................................
Mbiemri Inicial
 
saktë
përafërsisht
 
Gjej:  
 
Numra emergjence
 
 
Linke të shpejta
.........................................
 
 
Si t'ia bëj që të...
.........................................
 
 
Shiko të gjitha "Si t'ia bëj që të..."
 

 


 

PIKETA HISTORIKE 

 

1997 - Fillon veprimtarinë shkolla “Udha e shkronjave”

2000 - Fillon Olimpiada Kombëtare e Matematikës dhe bashkë me të Ceremonitë Festive të Ndarjes së Çmimeve të Olimpiadës. 

2001 - Fillojnë botimet shkollore “Udha e shkronjave” me abetaren.

2002 - Fillojnë botimet periodike të Olimpiadës Kombëtare. 

            Olimpiada bëhet edhe e Formimit të Përgjithshëm me dy gara.

2003 - Botohet seria me 8 libra “Eja në test” për klasat 1-8. 

2004 - Ndryshojmë titujt e librave në lëndën e matematikës. 

Për herë të parë, provimet e para të lirimit. 

2005 - Fitohet konkursi i parë për tekste mësimore, zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Matematika 6 me autorë Artur Shkurti dhe Sitik R. Spahia (Mësues i merituar) përdoret për dy vjet (2005-2007) në 100% të shkollave shtetërore dhe private. Punohet një nga matematikat më të mira italiane “Educazzione matematica” nga Mario Mariscotti (Petrini Editore) dhe njëkohësisht Oxford Framework Math 7,8,9. Olimpiada përfshin të gjitha klasat e shkollës tetëvjeçare. Botohet albumi me 10 këngë patriotike “Zëri i atdheut”.

2006 - “Dituria e natyrës 3” me autor Artur Shkurti dhe Mirela Shkurtin merr 97 pikë nga 100 pikë të mundshme, duke zënë vendin e parë dhe pa alternativë tjetër në konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës. Miratohet gjithashtu edhe “Gjuha shqipe” (Artur Shkurti) dhe “Edukata shoqërore” (Artur Shkurti). Me të drejta përkthimi nga Oxford University Press, botohet në shqip “Framework Maths (Extended) ” për klasën e shtatë. 

2007 - Vijojnë botimet e reja të shkollës “Udha e shkronjave”.

2008 - Fillon Olimpiada I e Parashkollorëve. Shkolla vijon me tekste të Oxford University Press në lëndët matematikë dhe shkencë e kombinuar. 

2009 - Olimpiada Kombëtare përfshin edhe klasën e nëntë. 

2010 - Fillojnë Olimpiadat Lokale. Fillojnë Kurset Online. 

2011 - Zgjerohet numri i olimpiadave lokale, organizohet Olimpiada e Kosovës.

qershor 2012 - Olimpiada Kombëtare kalon nga dy gara në tri gara: gjuhë shqipe, matematikë, shkencë.

korrik 2012 - Udha e shkronjave licensohet Cambridge International School prej Cambridge International Examinations

shtator 2012 - Praktikohen për herë të parë tekstet e miratuara nga Cambridge International Examinations në lëndët anglisht, matematikë, shkencë.

tetor 2012 - Realizohen provimet e para Cambridge Primary Checkpoint dhe Cambridge Checkpoint

prill 2013 - Olimpiada e Kosovës kalon edhe në qytete të tjera. Përveç Prishtinës, në Mitrovicë, Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjakovë.

qershor 2013 - Realizohen provimet e para Cambridge Progression Test në lëndët anglisht, matematikë, shkencë. 

tetor -nëntor 2013 - Realizohet provimi Cambridge IGCSE për lëndën Cambridge International Mathematics (0607). Marrin pjesë 5 nxënës, të cilët vlerësohen me 2 nota A*, 2 nota A dhe 1 notë B. 

pranverë 2014 - Fillon kalimi në detyra online i 100% të klasave. 

maj 2014 - Botohet libri i madh i problemave për filloren “2500 problema” dhe  libri “Gjuha shqipe” në ndihmë të përgatitjes për Olimpiadën Kombëtare. 

qershor 2014 - Realizohen për herë të parë masivisht me nxënësit provimet Young Learners English (starters, movers, flyers) (fillorja), KET, PET (cikli i lartë) si edhe vijon kontrolli përmes testimeve zyrtare Cambridge Progression Test, duke dëshmuar se shkolla “Udha e shkronjave” i takon gjysmës së sipërme (më të mirë) të shkollave të Kembrixhit (ato që e ngrenë mesataren e komunitetit global). Vijon shkolla me botime të Cambridge dhe Oxford.